Loading...

anija-celepia-400x236

Gjendet në Egjipt peshkarexha e rrëmbyer në Durrës. Por nuk ka asnjë të dhënë për pengmarrësin dhe marinarët. 

Peshkarexha “Çelepia 2” që ishte marrë peng nga marinari egjiptian është gjetur në portin e Aleksandrisë në Egjipt.

Anija u gjet e ankoruar, ndërsa në bordin e saj nuk ishte asnjë person. Pengmarrësi Adel Muhamed Salam dhe dy marinarët shqiptarë të rrëmbyer nuk u gjetën. Autoritetet lokale gjetën në bors tre shtetas egjiptian, por nuk ka asnjë shenjë nga shqiptarët dhe pengmarrësi.

Dyshohet se anija mund të jetë shitur tek persona të tjerë, ndërkohë që Muhamed Salam i kishte lënë kohë pronarit të anijes shqiptare deri mbrëmë që t’i dërgonte 70 mijë Euro, në të kundërt do të digjte peshkarexhën.

Ka kaluar rreth një javë nga pengmarrja, e gjatë gjithë kësaj kohe anija qëndronte në ujëra ndërkombëtare dhe kishte fikur GPS-in. Hetimi po vazhdon për të gjetur dy marinarët shqiptarë nga Durrësi dhe pengmarrësin egjiptian.

Loading...
Loading...
Loading...