Loading...

Një bimë kanabisi e mbjellë në një vazo është gjetur përpara derës së ndërtesës së qeverisë në Kosovë.

Policia ka vënë në pranga personin i cili kishte çuar vazon e kanabisit para sheshit, ndonëse motivi i këtij gjesti mbetet ende mister.

Pas kontrolleve të policisë atij i janë gjetur në banesë edhe një sasi prej 51 copë bimë kanabis të mbjella në vazo.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka vendosur një vazo ku kishte të mbjellë kanabis. Është kontrolluar në lokacionin e tij ku ka pasur edhe 51 copë bimë kanabis. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt dhe rekomandon për kontrollim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Loading...
Loading...
Loading...