Loading...

Nëse vendi ynë është duke u varfëruar gjithmonë e më shumë, e të gjithë ankohen për mungesën e vendeve të punës,lajme të mira vijnë nga Gjermania.

Këtë herë shteti i njohur për “vjeljen” e infermierëve shqiptarë, është duke u kërkuar punëtorë për korrjen e asparagut. Punëtorët mund të fitojnë deri në 150 euro në ditë.

Gjermania ka nevojë për të paktën 260,000 punëtorë të rinj migrantë çdo vit për të përmbushur nevojat e saj.

Në Gjermani, vjelja e asparagut mund t’ju sjellë deri në 150 euro në ditë. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për punë.

Punëdhënësit gjermanë po japin një minimum prej 8.60 euro në orë, që është pak më shumë se vitin e kaluar.

Korrja e asparagut për punëtorët gjermanë është një punë me pagë të dobët, sepse punëtorit i janë mohuar paratë nga ushqimi dhe banesa.

Duhet ta keni parasysh se gjatë orarit të lirë, punëtorët jetojnë dhe të flenë në dhoma të përbashkëta me punonjësit e tjerë. Kjo përfshin ndarjen e tualeteve dhe dusheve.

Dita e punës zgjat 12-13 orë. Në raste të veçanta kur asparagu rritet me shpejtësi dhe kur moti është i ngrohtë, dita e punës zgjat deri në 20 orë.

Loading...
Loading...
Loading...