Loading...

Fuqia e natyrës është kapur nga lentet e kamerave në ujërat e Kalifornisë.

Në pamjet mbresëlënëse duket një balenë, e cila bën një dalje spektakolare nga uji, duke e bërë barkën pranë saj të duket si lodër.

Edhe pse Monterey Bay, Kaliforni është një vend i njohur për ata që duan të shohin nga afër balena, peshkatari nuk e kishte marrë me mend se gjitari gjigant do shkonte aq pranë barkës së tij që mbante emrin, Baja Sueno.

Imazhet mahnitëse të balenave u shkrepën nga 60-vjeçari Douglas Croft, dhe vëzhguesja e balenave Kate Cummings.

Në videon dhe fotot e postuara në rrjet një peshkatar shihet duke parë shfaqjen e papritur që balena vendosi t’i bënte pranë barkës.

Croft u shpreh:

Ishte mjaft emocionuese! Sezoni i Salmonit përkon me kohën kur këto balena kthehen në Monterey Bay për t’u ushqyer gjatë verës..”
Këto balena të quajtura ‘humpback”, bëjnë pjesë në familjen e gjitarit më të madh në Tokë, balenës blu, dhe femrat mund të arrijnë deri në 15.24 metra gjatësi si dhe të peshojë deri në 25–30 tonë metrikë.

Burimi: Mail Online|joq.al

Loading...
Loading...
Loading...