Loading...

Konfirmohet në detyrë kryebashkiaku i ri i Elbasanit Gledian Llatja i cili u zgjodh pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Llatja kandidonte i vetëm për Bashkinë e Elbasanit e cila më herët është drejtuar për tre mandate nga Qazim Sejdini.

ELBASAN-Konfirmohet në detyrë kryebashkiaku i ri i Elbasanit Gledian Llatja i cili u zgjodh pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Llatja kandidonte i vetëm për Bashkinë e Elbasanit e cila më herët është drejtuar për tre mandate nga Qazim Sejdini.

Llatja është kryebashkiaku i parë i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit i cili merr mandatin për të drejtuar Elbasanin për katër vitet e ardhshme.

Në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan vendosi të miratojë kërkesën e Llatjas për të marrë mandatin një javë pasi KQZ certifikoi rezultatin e 30 qershorit për Bashkinë Elbasan.

Ditën e djeshme Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u bëri thirrje gjykatave që të mos miratojnë vendimin e KQZ-së për shpërndarjen e mandateve të kryetarëve të 61 bashkive, fitues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Ai tha se tha se votimet e 30 qershorit ishin antikushtetuese dhe se mundësia e fundit që ato të shpallen si të paligjshme, janë gjykatat në të gjithë Shqipërinë.

Loading...
Loading...
Loading...