Loading...

Kryebashkiaku i Cërrikut Andis Salla, kandidat nën siglën e PS-së, i zgjedhur nga votimet e 30 qershorit ka marrë ditën e sotme zyrtarisht mandatin nga Gjykata e Elbasanit.

Andis Salla ka marrë drejtimin e Bashkisë, të cilën më parë e ka drejtuar Altin Toska, përfaqësues i LSI-së.

Si palë e tretë në këtë seancë gjyqësore ka qenë edhe kryebashkiaku i Cërrikut, që la mandatin Altin Toska nga radhët e LSI.

Ai ka kundërshtuar vendin e trupit gjykues po ky i fundit ka rrëzuar pretendimet e tij. Toska ka thënë se njeh vetëm vendimin e Presidentit.

Gjykata e rrethit Gjyqësor të Elbasanit në orën 15.40 të së hënës me vendimin e saj të ndermjetem në baze te nenit 193 te K.Pr.Civile vendosi rrezimin e kerkeses se shtetasit Altin Toska , ish kryebashkiakut të Cërrikut ,per te marre pjese ne gjykim si person i trete.Kjo gjykatë me vendim perfundimtar vendosi Vertetimin e mandatit te krytarit te Bashkise Cerrik, Qarku Elbasan te kerkuesit Andis Gezim Salla i cili u shpall fitues i postit të kryebashkiakut të Cërrikut në mbyllje të zgjedhjeve të 30 Qershorit të këtij viti.Kryebashkiaku në ikje përfaqësues i LSI kishte bere kerkese per te marre pjese ne gjykim si person qe ka interes ne ceshtje duke kërkuar te mos konfirmohej mandati i Andis Salla ,fitues i garës së 30 Qershorit përballë Merita Xhika e Bindjes Demokratike.Gjykatësi Bujar Musta pas shqyrtimit të kërkesës së kryebashkiakut në detyrë deri sot vendosi rrezimin e kerkeses së Altin Toskës per te marre pjese ne gjykim dhe për të mos i konfirmuar vlefshmërinë mandatit të dhënë nga zgjedhjet e 30 Qershorit Andis Sallës.Çështja e gjykimit të pazakontë u mbrojt nga avokati i mirënjohur i Dhomës së Avokatëve Elbasan Altin Ago.

Loading...
Loading...
Loading...