Sa herë që flitet për futbollin afrikan, gjithmonë ekzistojnë dyshimet për moshën reale të futbollistëve që vijnë nga ky kontinent. Historia ka treguar se shpeshherë, lojtarët që tranasferohen në Europë, deklarojnë një moshë të caktuar, por më pas rezulton se kanë një moshë tjetër dhe ata që duken si yje në ekipet e të rinjve, zbulohet më pas se në të vërtetë janë 20 apo më shumë vjeç.

Përfaqësuesja e Nigerisë që po merr pjesë në Kampionatin Botëror të U17 në Indi duket se plotëson të gjitha kriteret për t’u cilësuar si e dyshimtë, ose më mirë të themi shumë e dyshimtë. Në listën prej 21 lojtarësh të grumbulluar nga trajneri i Nigerisë për këtë aktivitet, bie në sy se shtatë prej tyre janë të lindur me datën 1 janar, 5 në vitin 2000 dhe 2 në vitin 2001. Të jetë vallë rastësi që gjysma e kësaj përfaqësueseje, fituese në fuqi e turneut dhe që rreshtohet përsëri mes pretendenteve për fitoren përfundimtare, të ketë lindur në të njëjtën ditë?

Burimi:Vipsport.al

loading...