Loading...

 

Breshëri dhe shiu nuk i ka penguar që të organizojnë festën e shumëpritur. Në Godolesh të Elbasanit u zhvillua festa me emrin domethënës “Festa e Qershisë dhe Dashurisë”.

Është një aktivitet që tashmë është kthyer në traditë në fshatin që është bërë i famshëm për qershitë. Por nuk është thjesht një festë për qershitë. Aty zhvillohet edhe panairi ku ekspozohen prodhimet karakteristike të fshatit. Ku ekspozohen veshjet popullore, tradita dhe kultura e zonës. Është edhe festa ku i këndohet si rrallëherë dashurisë….

Organizatorët theksojnë se për të dytin vit radhazi riorganizojnë festën e “Qershisë dhe Dashurisë” si një mënyrë për të promovuar turiuzmin, kulturën, por edhe zonën. Ata kanë shpresë të krijohen ura lidhëse me të huajt, por edhe vetë pushtetin lokal e qendror.

Banorët e fshatit shprehen se qershia mbetet burim kryesor i të ardhurave dhe se kërkohet më shumë vëmendje ku problemi kryesor mbetet infrastruktura rrugore dhe lënia në harresë.

Por sivjet, edhe pse nuk e ndalën festën ata u dëmtuan shumë.

Vetëm një ditë më parë breshëri u rrënoi gjithçka dhe dëmi ishte i pallogaritshëm.

Fermerët kërkojnë mbështetje nga shteti që të mos falimentojnë dhe të vazhdojnë investimet në drurin me të cilën është lidhur ekonomia e tyre familjare.

Megjithatë festa ka vazhduar. Madje nga viti në vit ajo po rritet dhe po tërheq edhe vëmendjen e qytetarëve elbasanas, dhe emigrantëve përtej kufirit.

Kështu festa të tilla janë një mënyrë e mirë për të tërhequr vëmendjen e investimeve dhe tregjeve, për zhvillimin e turizmit dhe për rritjen e mirëqenies.

 

Loading...
Loading...
Loading...