Loading...
Loading...

 

‘Goodbye Europe!’ Faqja e parë e revista gjermane “Der Spiegel”, është shpërndarë me mijëra herë ndërsa tregon krizën e re mes SHBA dhe Bashkimit Evropian.

Si foto është përdorur një dorë duke treguar gishtin e mesit, e shoqëruar me një karikaturë të presidentit amerikan Donald Trump.

Bëhet fjalë për një editorial të revistës gjermane, me titull: Koha për Evropën që të bashkohet me rezistencën”.
Artikulli thotë se Presidenti i SHBA Donald Trump është “vetëm i aftë për shkatërrim”, duke iu referuar largimit të tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe marrëveshja për klimën e Parisit.

Ky reagim i “Der Spiegel” erdhi një ditë pasi kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Evropa nuk mund të llogarisë më SHBA-në si aleate dhe duhet t’i marrë gjërat në duart e veta. Ky mendim u përsërit nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili tha se “duhet bërë diçka”.

Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin, pavarësisht se tre aleatët më të mëdhenj të Amerikës; Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca bënë përpjekje të shumta për ta bindur atë të qëndrojë brenda marrëveshjes së nënshkruar në 2015.

Në një linjë me Merkel dhe Macron ishte dhe reagimi i presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i cili ka thënë se SHBA duhet të zëvendësohet si lider në skenën ndërkombëtare, sepse ka “humbur fuqinë”.

Loading...