Loading...

Pesë persona, midis të cilëve edhe 3 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane ditën e sotme.

Sipas mediave italiane shqiptarët e arrestuar janë: L.E., 31 vjeç, banues në Pavia, S.A., 28-vjeçare, banuese në Ravena dhe L.E., 35 vjeç, banues në Ankona.

Të arrestuarit akuzohen se kanë kryer të paktën 24 vjedhje, nga të cilët 18 i kanë kryer në banesa të moshuarish, tre të tjera në institucione publike, ndërsa kanë grabitur edhe tre mjete bujqësore.

Grupi i ka kryer vjedhjet në periudhën shkurt-qershor 2018 në provincën e Pavias si dhe në Alessandria dhe Monza Brianza.

Gjatë kontrollit të shtëpive, policia gjeti dhe sekuestroi pesë radio profesionale të dyanshme për komunikime midis tyre, një detektor të gabimeve dhe një levë.

Loading...
Loading...
Loading...