Loading...

Grabitësi plagos me thikë dy policë në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji”.  Një shtetas rom, i identifikuar me emrin Nerfan Halimmllari, ka shkuar në dyqanin e lagjes, dhe ka kërcënuar me thikë pronarin e dyqanit duke i marrë lekët, transmeton infoelbasani.al.

Pronari i lokalit, Ardjan Kuka, ka njoftuar policinë e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Pasi kanë marrë informacionin e nevojshëm, policët janë vënë në ndjekje të grabitësit duke e kapur në banesën e tij.

Por sapo kanë hyrë në banesë janë sulmuar me thikë prej duke duke marrë plagë të ndryshme në trup.

Megjithatë policët kanë mundur ta neutralizojnë duke e vendosur në pranga.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur paratë e grabitura.

Ndaj autorit janë ngritur disa akuza si ajo e grabitjes dhe e sulmit ndaj punonjësve të policisë. Infoelbasani.al

Loading...
loading...
Loading...