Loading...

Grabitësit të armatosur dhe me maska, raportohet se kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, e cila ende nuk është ende e përcaktuar.

KOSOVE-Mëngjesin e sotëm është grabitur një bankë në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 në Shtime. Grabitësit të armatosur dhe me maska, raportohet se kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, e cila ende nuk është e përcaktuar. Autorët qëlluan me armë në ajër dhe shkëmbyen zjarr me policinë në momentin që u ndoqën nga efektivët, por nuk pati asnjë të lënduar.

Policia ka ngritur postblloqe dhe është vendosur në kërkim të autorëve, ndërsa nuk raportohet për asnjë të arrestuar. Kjo nuk është hera e parë që në Kosovë ndodhin grabitje të bankave, ndërsa në vendin tonë kanë ndodhur disa të tilla, madje spektakolare si ajo në Rinas në 9 Prill të këtij viti.

Loading...
Loading...
Loading...