Loading...

globe

Grabitet një nga njësitë tregtare të mëdha të tregtimit të elektroshtëpiakeve në Elbasan.

Persona ende të pa identifikuar kanë grabitur dyqanin “Globe” i cili ndodhet në qendër të qytetit përballë teatrit Skampa.

Autorët kanë thyer xhamin e përparëm të dyqanit dhe më pas kanë deprëtuar brenda duke grabitur elektroshtëpiake, laptopë, celularë dhe aksesorë të tjerë.

Sipas të dhënave paraprake, grabitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ekspertët.

Ende nuk dihet sasia e mallit të grabitur. Por dëmi i shkaktuar është i madh.

Policia ka administruar kamerat e instaluara të biznesit si dhe të bizneseve përgjatë rrugës së teatrit Skampa. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...