Loading...

 

Grabitet me armë administratori i një pike të këmbimit valutor në Cërrik. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit. Administratori i pikës së këmbimit A. Ngjela sapo ka dalë nga banesa dhe i kishte vendosur paratë në pjesën e përparme të makinës së punës. Por në momentin që ka dalë nga automjeti, një person e ka kërcënuar me armë dhe i ka marrë të gjithë shumën.

Gjithçka ka zgjatur në pak sekonda. Më pas autori është larguar me shpejtësi.

Për rastin është njoftuar policia e cila ka mbërritur në vendngjarje bashkë me grupin hetimor.

Sipas dëshmive të para grabitja është kryer nga një person i armatosur. Sasia e lekëve të marra sipas kambistit është 14 milion lekë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...