Loading...

Shënohet një tjetër grabitje në qytetin e Librazhdit. Pas banesës së mjekut gjinekolog, Kujtim Albrahimi raportohet se është grabitur edhe një tjetër. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, por është mbajtur e fshehtë nga policia, ndërsa banesa që është grabitur është e Skënder Xhanit, i cili është kunati i deputetit socialist Bashkim Fino.

Shtëpia e tij ndodhet në lagjen e njohur si ‘Ushtaraku’. Hajdutët kanë marrë rreth 1.5 mln lekë.
Skënder Xhani është biznesmen rreth 55-vjeç dhe në momentin e grabitjes që ka qenë në mesditë, nuk ka pasur asnjë person në shtëpi. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia. Për rrethanat dhe autorët e kësaj grabitje.

Loading...
Loading...
Loading...