Loading...

Policia në kohë rekord zbardh ngjarjen, identifikon dhe shpall në kërkim 24 vjeçarin si autor i dyshuar i vjedhjes së një banese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, pas një pune të mirë- organizuar hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike e provave të tjera të grumbulluara bënë indentifikimin dhe shpalljen në kërkim policor të shtetasit D.T., 24 vjeç.

Në fshatin Çelhakaj, të Peqinit dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit I.B., ku ka marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Vijon puna intesive për kapjen e autorit të shpallur në kërkim.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Vjedhja”.

Loading...
loading...
Loading...