Loading...

TIRANË- Arrestohet grabitësi 27-vjeçari i cili disa ditë më parë nën kërcënimin e armës mori një shumë parash në një pikë kredidhëniesh pranë Zogut të Zi.

I arrestuari është Ergys Bercaj banues në Tiranë, nga Malësia e Madhe dhe me datë 6 gusht ai arriti të merrte një shumë parash në një agjenci kredidhënie në zonën e Zogut të Zi, teksa si maskim mbante një palë kominoshe pune dhe një maskë që mbajnë bojaxhinjtë gjatë punës. Ai me një qetësi ‘olimpike’ nën kërcënimin e armës mbushi qesen me para dhe më pas u largua.

Ndërkohë policia njofton se ai ishte një grabitës serial pasi kishte kryer vjedhje të tjera në kryeqytet. Sipas policisë që ka dokumentuar vjedhjet e tij me video dhe bëhet fjalë për grabitje: një market në rrugën “Naim Frashëri”, një pike rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit, si dhe dyshohet edhe në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet.

Ai tashmë do të akuzohet për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Loading...
Loading...
Loading...