Loading...

Policia e Shtetit ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur në datën 9 Prill në aeroportin e Rinasit. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se tre prej tyre janë bashkëpunëtorë ndërsa njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje.

Pasditen e sotme janë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fushë-Krujës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje edhe për gjetjen e personit të konsideruar përgjegjës pas Admir Muratajt cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë.

Nuk dihet ende identiteti i personave të arrestuar, ndërkohë që pritet që ditën e nesërme Policia dhe Prokuroria të dalin në një konferencë për të dhënë detaje nga hetimet e deritanishme në lidhje me këtë ngjarje.

Më herët u raportua se servisi ku u modifikua furgoni ‘Hetimi Tatimor’ ndodhet në Elbasan.Burime bëjnëme dije se servisi kishte më shumë se 6 muaj që ishte dhënë me qera.

Loading...
loading...
loading...
Loading...