Loading...

Digjet gjatë natës makina e një efektivi të policisë në Gramsh.
Automjeti tip ‘Benz’ me targë GR1700B është në pronësi të shtetasit me iniciale Y.T. punonjës pranë Komisariatit të Policisë Gramsh.
Automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së efektivit në lagjen ‘Sporti’ kur ka shpërthyer në flakë.
Ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit. Në vendngjarje kanë mbërritur, zjarrfikëset që kanë bërë të mundur lokalizimin dhe fikjen e flakëve, gjithashtu edhe forcat e policisë si dhe ato të kriminalistikës të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Një nga pistat e hetimit është ajo për shkak të detyrës.

Loading...
Loading...
Loading...