Loading...

Vendasit e njohin me emrin “Gjembi i Ariut”. Rritet kryesisht në malësitë e Gramshit në gjendje të egër.

Biologët thonë se kjo bimë e rrallë rritet në nivelin mbi 1000 metra kryesisht në pyje me ah, bredh e pishë, në largësi rreth 2-3 km larg njëra tjetrës. Emërtimin e frikshëm e ka marrë nga banorët pasi ariu zakonisht bren lëkurën e bimës.

Historikisht banorë të zonës e kanë përdorur për kurimin e veshkave, veçanërisht ata që vuajnë nga infeksionet apo gurët në veshka.

“Gjembi i ariut” është jeshil duke ruajtur klorofilën  në te katër stinët e vitit, por tashmë banorët jo vetëm të zonës, por dhe të ardhurit duke vlerësuar vetitë e saj të pakrahasueshme po e përdorin këtë bimë për tregti, duke e mbledhur dhe shitur  jashtë vendit.

Por cila është tipologjia shkencore e kësaj bime.

Gjethet e “Gjëmbit të Ariut”, kanë përdorim edhe në mjekësinë popullore si diuretikë. Frutet kanë formë sferike, ngjyrë të kuqe, është e pasur më fruktozë e vitaminë C, shërben si purgative. Fruti shërben si ushqim për zogjtë të cilët bëjnë dhe përhapjen e saj me anën e farërave që ndodhet në frut.

Mblidhet nga ata që merren me bimë mjekësore dhe ka vlerë të konsiderueshme në treg. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...