Loading...

Pas sinjalizimit të banorëve, bashkia e Gramshit ka nisur rikonstruksionin e rrugës qendër Poroçan-Baramaj, duke i dhënë zgjidhje problemit të mbartur prej vitesh.

Kryetari i bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe thotë se kjo rrugë do t’i shërbejë banorëve të lagjes Baramaj të fshatit Poroçan, duke u lidhur me qendrën e fshatit dhe do t’i japi fund një problemi që i shqetësonte këta banorë prej vitesh.

“Bashkia Gramsh bazuar në shqetësimet e banorëve të zonës premtuar edhe gjatë dëgjesave të zhvilluara në çdo fshat e lagje të Gramshit , ka filluar rikonstruksionin e rrugës qendër Poroçan-Baramaj. Kjo rrugë do ti shërbejë banorëve të lagjes Baramaj të fshatit Poroçan, duke u lidhur me qendrën e fshatit dhe do ti japi fund një problemi që i shqetësonte këta banorë prej vitesh”, -thotë Taçe.

Sipas tij, të gjitha shqetësimet e banorëve të shprehura gjatë fushatës elektorale janë mbajtur shënim dhe do t’i jepet zgjidhje.

“Gjatë fushatës zgjedhore dhe turit të bashkëqeverisjes vendore, që zhvilluam prej muajsh të tërë, kemi marrë shënim të gjitha shqetësimet e çdo skaji të zonës. Bashkia Gramsh siguron se çdo shqetësim i ngritur dhe çdo problem i raportuar nga komuniteti i çdo zone do trajtohet me seriozitet”, -thotë ndër të tjera Taçe.

Si objektiv për katër vitet e ardhshme, për kryetarin e bashkisë së Gramshit mbetet realizimi i premtimeve dhe përmirësimi i jetës së banorëve, duke investuar në infrastrukturë dhe rritjen e shërbimeve për qytetarët, si në qendër ashtu edhe në periferi.

Loading...
Loading...
Loading...