Loading...

 

Janë organizuar si grup shokësh dhe janë kthyer në fshat pas disa vitesh, por befasohen nga ajo që gjejnë.

Bëhet fjalë për fshatin Gjere, i cili është fshati më i largët i bashkisë Gramsh. Në këtë fshat nuk ka rrugë automobilistike dhe mund të shkosh vetëm me këmbë ose kafshë. Aktualisht bashkia po punon për ta lishur edhe këtë fshat.

Megjithatë nga malli që kishin një grup banorësh të këtij fshati, por edhe shokë të tyre, kanë vendosur të shkojnë në vendlindje, toka ku çdokush ndjen një mall.

Dhe janë mrekulluar. Në fakt shtëpitë pothuaj kanë qenë po ato, mbuluar si dikur me rrasa guri. Por mjaft prej tyre janë braktisur. E megjithatë në fshat ka ende banorë që, ndonëse larg, jetojnë me kënaqësinë që të jep natyra në çdo drejtim.

Si gjithmonë mikpritja nuk ka munguar. Banorët në Gjere janë zemërartë si kudo në Gramsh.

Por kanë kaluar vite dhe toka atje është bërë më e begatë. Kështu “mysafirët” kanë gjetur pemët e mbushura plot me fruta të ëmbël, stere me mollë, fiq e fruta që vendasit i thajnë për dimër. Kanë gjetur sokakët, burimet e ujit, gjelbërimin dhe ajrin e pastër.

Ditë e paharruar për këta “turistë” që herët e vonë kanë premtuar se do të kthehen në vendlindje, në baltën e fshatit. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...