Loading...

 

Nis prishja e HEC Holtë në kanionin ë Holtës në Gramsh.

Sot që në orët e para të mëngjesit, ka nisur prishja e digave prej betoni që ishin ngritur për ndërtimin e Hidrocentralit.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i kryebashkiakut të Gramshit Klodian Taçe. Në një postim të tij në rrejtet sociale ai deklaron se do të mbhështesë interesat e qytetarëve dhe ka falënderuar të gjithë ata që ngritën zërin në mbrojtjen e kanionit.  Gjithashtu ai ka garantuar se do të mbrojë çdo pasuri të Gramshit pasi ajo u përket vetëm qytetarëve.

Ja postimi i kryetarit të Bashkisë Gramsh, Klodian Taçe:

Të dashur qytetarët e mi, me kënaqësi dua t’ju njoftoj se është marrë vendimi për prishjen e digës së betonit pranë Kanionit të Holtës. Edhe njëher doja të falënderoja të gjithë ata që reaguan dhe mbështetën, se bashku me mua, interesin e qytetarëve të Gramshit.

Falenderoj veçanërisht ministren përkatëse, zonjën e nderuar Belinda Balluku e cila u përgjigj pozitivisht shqetësimit tonë, spektrin politikë ku unë bëj pjesë që na mbështetën me reagimin e menjëhershëm, banorët e zonës, aktivistët e ndryshëm që dolën në mbrojtje të një kauze🗣 të drejtë dhe të gjitha mediat që i dhanë jehonë problemit të qytetarëve të Gramshit.

Iku koha kur Bashkia e Gramshit përbuzej dhe pasuritë e shumta natyrore përdoreshin për përfitime personale të një grupi të caktuar personash.
Bashkia Gramsh nën drejtimin tim nuk do lejoj asnjë investim, sado strategjik të jetë nëse cënon pasuritë natyrore të zonës.
Janë pasuri që na i ka falur zoti dhe nuk duhet të keqpërdoren.
Bashkia nën drejtimin tim do udhëhiqet gjithmonë drejt interesave qytetare.

 

Loading...
Loading...
Loading...