Loading...

Nis puna për ndërtimin e pallatit 8-katësh që do të shërbejë si banesë sociale për sistemimin e familjeve në nevojë në Gramsh.
Ky pallat do të ketë 35 apartamente dhe dhe ndërtimi i tij kap vlerën e 90 milionë lekëve një fond ky i akorduar nga Enti Kombëtar i Banesave në bashkëpunim me bashkinë e Gramshit.
Pallati do të ketë funksionin e një banese sociale dhe veç 35 apartamenteve do të ketë edhe 8 ambiente të shërbimit social.
Në inaugurimin e fillimit të punimeve, veç pushtetarëve lokalë të bashkisë dhe nënprefelturës, ishin edhe deputeti i Gramshit Anastas Angjeli dhe Drejtori i Entit Kombëtar të Banesave z.Stefan Çipa.

Loading...
Loading...
Loading...