Gramsh, përplasje mes militantësh për zgjedhjet, nis proçedimi për katër shtetas

257

Tensionohet fushata në qytetin e Gramshit. Militantë të forcave të ndryshme janë duke kërcënuar direkt njëri-tjetrin dhe situata rerzikon të degradojë me pasoja të paparashikueshme.

Kështu,  specialistët për krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për procedim në gjëndje të lire në ngarkim të 3 shtetasve:

– B.B., 35 vjeç

– V.B., 31 vjeç

– M.H., 25 vjeç, të tre banues në Gramsh.

Ata, si përfaqësues të një subjekti politik në Gramsh, dyshohen të kenë kanosur shtetasin A.XH, 37 vjeç, banues në Gramsh, para dyqanit të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

2 – Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për procedim në gjëndje të lire në ngarkim të shtetasit A.Q., 40 vjeç banues në Tiranë.

Ky shtetas, në një lokal në qytet dyshohet të ketë penguar dhe kanosur shtetasin E.Z., 26 vjeç, banues në Gramsh, anëtar i një subjekti politik në Gramsh, kur ky i fundit shkoi në lokal së bashku me anëtarët e forcës së tij politike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.