Loading...
Loading...

 

Edhe në Gramsh grupet e punës së komisariatit të policisë po kontrollojnë subjektet nëse tregëtojnë apo jo kapsolle apo lëndë piroteknike të pa lejueshme. Kontrollet janë shtrirë si në qytet ashtu edhe në fshatrat e bashkisë.

Gjatë ditëve të fundit është kontrolluar pjesa dërrmuese e bizneseve të tregtimit me shumicë edhe pakicë. Uniformat blu nuk kanë hasur në kundërshtimin e subjekteve tregtare dhe kanë ushtruar detyrën.

Por disa nga tregtarët janë shprehur se një rregull i tillë duhet të jetë për të gjithë, e jo disa të lejohen e të tjerët jo. Ata morën premtimin e policisë se askush nuk do të lejohet të përdorë lëndë plasëse dhe kapsolla që dëmtojnë jetën e qytetarëve. Një kontroll i tillë do të jetë në vazhdimësi këto ditë deri në festën e Vitit të Ri. Infoelbasani.al

Loading...