Loading...

policia_furgon_1

Specialistët   për  Krimet  e  Rënda, në  Drejtorinë  Vendore  të  Policisë  Elbasan,  bënë  arrestimin  në  flagrancë  të  shtetasit Dritan   Frangu,   43  vjeç,  banues  në   fshatin  Hostenth  Gramsh.

Ky  shtetas,  u  arrestua  nga  efektivat  e  policisë  gjatë  ditës  së  djeshme,  pasi   gjatë  një  konflikti  për  motive  të  dobëta,   ka tentuar  të  vrasë,  duke  e  goditur  me  mjet  të  mprehtë (thikë),  shtetasin  I.B,  59  vjeç,  banues  në  fshatin  Hostenth  Gramsh.

Menjëherë  kanë   mbërritur  efektivat  e  policisë,  të  cilët  bënë  parandalimin  e  përshkallëzimit  të  mëtejshëm  të  konfliktit.

Shtetasi  I.B,  u  dërgua  në  spitalin e  Gramshit  dhe  ndodhet  jashtë  rrezikut  për  jetën.

Mjeti  i  mprehtë (thikë),  u  sekuestrua  në  cilësinë  e  provës  materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Vrasja  me  dashje,  mbetur  në  tentativë” dhe  “Prodhimi  dhe  mbajtja  pa  leje  e  armëve  të  ftohta”.

Loading...
Loading...
Loading...