Loading...

Drejtoria e Policise Elbasan

Specialistët për Krimet, e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Lenin Ibra, 50 vjeç, banues në fshatin Bulçar Gramsh.
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi gjatë ditës së djeshme, në fshatin Kodovjat Gramsh, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të ketë goditur me sende të forta shtetasin B.D, 47 vjeç, banues në Gramsh.

Shtetasi B.D, u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Loading...
Loading...
Loading...