Loading...

Greku aksidenton për vdekje shqiptaren dhe largohet

Një 30-vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në afërsi të Korfuzit në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes në autostradën Korfuz- Paleokastritsa. Shkaktar i aksidentit është drejtuesi i një mjeti, 71-vjeçar, i cili u arrestua të shtunën (13 gusht) nga policia vendase.

Shqiptarja u plagos rëndë dhe më pas ndërroi jetë gjatë transportit për në spital. I moshuari nuk i ka dhënë ndihmën e parë shqiptare, duke e lënë të braktisur në rrugë. dita

Loading...
Loading...
Loading...