Loading...

Media amerikane “Fox News” ka shkruar për dhunën që ushtrohet nga policia greke ndaj emigrantëve në kufirin helen

Përleshjet shpërthyen të enjten midis emigrantëve dhe policisë greke jashtë një kampi në Greqinë veriore, ku qindra vetë u mblodhën me shpresën për të ikur dhe për të ndërtuar një jetë në Europë.

Pas thirrjeve anonime mbi mediat sociale për një udhëtim të gjatë përmes kufijve të mbrojtur të Ballkanit, policia tha se më shumë se 500 vetë, duke përfshirë familjet me fëmijë të vegjël, u mblodhën në një fushë misri jashtë kampit të emigrantëve të Diavatës, ( që është rreth 10 kilometra në perëndim të qytetit të Selanikut).

Pasi panë dhunë policore, më shumë se 200 vetë nga migrantët u përleshën me policinë, duke tentuar të çajnë kordonin policor. Nuk raportohet asnjë lëndim apo arrestim. OKB ka bërë thirrje, duke thënë se kalimet e parregullta janë të dënueshme.

Loading...
Loading...
loading...