Loading...

Kyriakos Mitsotakis e ka politikën në “gjak”. I biri i Konstantinos Mitsotakism kryeministrit të Greqisë në fillim të viteve ’90 dhe vëllai i Dora Bakojanis, e cila ka shërbyer ka shërbyer si kryebashkiake e Athinës, kur u zhvillua Olimpiada në 2004, ka fituar besimin e qytetarëve grek për të udhëhequr vendin për 4 vitet e ardhshme.

Një ish- bankier, që është marrë me politikë dhe ka mbajtur më herët postin e ministrit të jashtëm, ka pasur pikën e fortë në programin e tij elektoral rimëkëmbjen e ekonomisë greke, duke premtuar uljen e taksave, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Me deklarata se do të jetë kryeministër i të gjithë Greqisë, ai ka bindur qytetarët t’i besojnë, duke marrë një fitore më të lartë nga sa ishin pritshmërisë, mbi 151 vende të nevojshme në parlament, çka do të thotë se do të qeverisë i vetëm, pa pasur nevojë për të bërë koalicion me asnjë parti tjetër.

“Ai është një orator i zoti, i përmbajtur dhe me shumë vetëbësim”, e përshkruan Mitsotakisin, analisti politik, Aris Hatzis.

Ora 21:18
Reagon Mitsotakis pas fitores: Do jem kryeministri i të gjithë Greqisë

Pas fitores bindëse që ka marrë në zgjedhjet e 7 korrikut, Kyriakos Mitsotakis ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka falenderuar të gjithë qytetarët që e votuan. Ai tha se ky verdikt i popullit, për të është një shtysë për të vazhduar përpara, e ndërsa theksoi se do të jetë “kryeministri i të gjithë Greqisë”.

“Unë do të jem kryeministër i të gjithë Greqisë dhe do të punojë shumë fort që të bind edhe qytetarët që nuk na votuan. Jam plotësisht vetëdijshëm për përgjegjësinë kombëtare, qëndroj modest ndaj vendimit të populli, por edhe marr forcë për të nesërmen”, tha Mitsotakis.

Loading...
Loading...
Loading...