Loading...

kotzias dhe bushati

Greqia bie dakord të heqë ligjin e luftës. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ndodhet në Athinë për një vizitë zyrtare dyditore. Ai tha se pala greke ka rënë dakort për të formalizuar heqjen e ligjit të luftës.

“Ka një dakortësi nga ana e palës greke për të formalizuar heqjen e ligjit të luftës”, deklaroi Bushati.
Bushati tha se në tryezën e bisedimeve me homologun grek Kotzias kanë qenë problematike që ai i ndau në tri çështje. “Kemi diskutuar për çështje të karakterit historik, si ai i ligjit të luftës, për të mbyllur kapitullin e Luftës së Dytë Botërore, nga aktualiteti për shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri, por edhe për çështje që kanë ndikim të drejtpërdrejtë për të ardhmen tonë të përbashkët, si projektet energjitike e të tjera”, tha ministri.
Si emergjente, kryediplomati shqiptar vlerësoi heqjen e ligjit të luftës për të mbyllur kapitullin e Luftës së Dytë Botërore dhe për t’u përqendruar tek sfidat e përbashkëta që kanë dy vendet tona. Kë është një lajm shumë i rëndësishëm për fqinjësinë problematike mes dy vendeve tona. Infoelbasani

Loading...
Loading...
Loading...