Loading...

Edhe pse ishte ditë feste, Kurban Bajrami, asnjë gjë nuk e ka ndalur një grua të dhunojë bashkëshortin.

Ngjarja e pahijshme ka ndodhur mesdtën e djeshme në Pejë.

Siç shkruajnë mediat e Koovës, gruaja ka ushtruar dhunë ndaj të shoqit në afërsi të rrethrrotullmit në ish-Kombinatin e Drurit.

Çifti ndodhej brenda në automjetin e tyre A Class, të parkuar në anë të rrugës.

Personi që ka bërë denoncimin thotë se kishte vërejtur që burri ishte i përgjakur.

Duke mos pasur asnjë mundësi për të ndërhyrë vetë, ai ka marrë në telefon policinë.

Në ambientet e komisariatit është shoqëruar gruaja, e cila do të sqarojë motivet e dhunës.

Nga ana tjetër, burri është dërguar për ndihmë dhe kurim mjekësor në spital.

Loading...
Loading...
Loading...