Loading...

Një grua organizoi një ceremoni për djegien e fustanit të martesës së saj, pasi arriti të ndahej nga i shoqi ndërsa nuk nguron të thotë se tani ndihet tërësisht e lirë.

Pas një martese të dhunshme dhe të dështuar 8 vjeçare, 5 fëmijëve dhe një procesi të zgjatur të divorcit, Alexandria Taschwer vendosi më në fund të festojë.

27-vjeçarja donte të tregonte se fundi i martesës nuk do të thotë që edhe jeta e saj kishte marrë fund. Në këtë mënyrë ajo festoi në mënyrën më të mirë dhe siç donte vet.

Alexandria, e cila është nga Ohio, u martua me ish-burrin në tetor të vitit 2011 pasi mësoi se ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, Abri, i cili lindi në korrik të vitit 2012. Ata patën katër fëmijë në pesë vite. Gjatë këtyre viteve, martesa e tyre u konsumua.

Alexandria, e cila është një asistent menaxhere, shpjegon:

Martesa jonë nisi të krisej në vitin 2014, kur unë isha shtatzënë me Trenton. Nisëm të ziheshim dhe të debatonim për çdo gjë. Të dy po tregoheshim shumë të dhunshëm”.
Në vitin 2017, kur fëmija i tyre më i vogël ishte 4 muajsh, Alexandria tregon se mori vendimin për t’u larguar banesa dhe u mundua të bindte të shoqin që të firmoste dokumentet e ndarjes, por ai nuk pranoi.

Megjithatë, gjatë asaj kohe, Alexandria tregon se gjërat nisën të përmirësoheshin me të shoqin dhe të ishte më e lumtur me fëmijët e saj. Ajo shton se dilnin herë pas here në fundjavë dhe shijonte çdo ditë me fëmijët.

Mirëpo, lumturia nuk zgjati shumë dhe problemet nisën sërish, në gusht të vitit 2018, kur i shoqi filloi të bëhej sërish i dhunshëm.

Ai u arrestua për dhunë në familje ndërsa 27 vjeçarja nisi procedurat e divorcit, të cilat zgjatën për shkak të akuzave penale që rëndonin mbi ish-burrin.

Gjithçka mori fund në muajin prill. Gruaja tregon se bëri ç’ishte e mundur që të përfundonte sa më parë procedurat e divorcit dhe të hidhte pas të shkuarën e dhunshme.

Për të simbolizuar dhe festuar nisjen e jetës së re, Alexandria punësoi fotografen Tarah R.Hamilton. E reja shpjegoi se kishte dëshiruar gjithmonë të digjte fustanin, edhe kur ishte e martuar, por kjo dëshirë i ishte shtuar pas divorcit, pasi tashmë kishte një simbolikë e kuptim tjetër.

Tashmë thotë se është e lirë, pasi ka kaluar një jetë të palumtur dhe të mbushur me vuajte.

Burimi: Unilad | JOQ Albania

Loading...
Loading...
Loading...