Loading...

Ngjarja ka ndodhur pak përpara fillimit të takimit mes Bajernit dhe Volfsburgut, që përfundoi me fitoren e thellë 6-0 të të zotëve të shtëpisë, teksa dy grupe rivalësh prej dhjetëra anëtarësh, përleshen mes tyre në rrugët e Mynihut.

Tifozët e Bajernit (në video majtas), kanë sulmuar ata të Volfsburgut (djathtas) dhe sherri masiv është filmuar nga një banor i zonës. Grushtet e shkelmat kanë qenë të panumërta, ndërsa duket se më keq e kanë pësuar tifozët miq nga Volfsburgu.

loading...
Loading...
Loading...