Loading...
Loading...

 

Demi 194 centimetër i lartë dhe me peshë 1400 kg ka bërë xhiron e botës këtë javë.

Pronari i tij Geoff Pearson ka vendosur ta quajë atë Knickers, teksa së fundmi ka folur për mediat duke treguar më shumë për atë që cilësohet si demi më i madh në Australi, apo një ndër më të mëdhenjtë në botë.

Ai ka treguar për mediat se demi ushqehet me rreth 31 kg ushqim në ditë, teksa ka mbushur 7 vjeç.

Të gjithë lopët që Pearson ka në fermë ndjekin Knikers-in, teksa ai i shërben shumë mirë fermës së tij.

Pronari u shpreh:

Kurdo që do të dish se ku janë bagëtitë e tua, shikon tek Knikers dhe e kupton këtë gjë.”

Ky lloj demi është dy herë më i madh sesa mesatarja e racës së tij, gjë që bën që ai të mos pritet për mish.

Me sa duket, ndryshe nga demat e tjerë, ai do të jetojë jetën e tij i lumtur dhe i pa shqetësuar nga ndonjë kasap.

Loading...