Loading...

Koreografit Albi Nako i ka habitur të gjithë gjatë një interviste, pasi ka treguar se ka një dashuri të madhe për kafshët.

Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur, pasi pjesa më e madhe e njerëzve i duan kafshët.

Por, Albi Nako ka treguar se para 10 vitesh, ai kishte blerë dhe e kishte futur kontrabandë në Shqipëri një piton, pasi nuk lejohet në Shqipëri.

Ai tha se e kishte marrë të vogël dhe e kishte vendosur në akuarium, ndërsa maksimumi kishte arritur deri në 2 metër para se të ndërronte jetë vitin e kaluar.

Koreografi ka treguar më tej:

E kam mbajtur edhe në krevat unë. Nuk është se e kisha bashkëshorte jo. Por vija unë në darkë në shtëpi, doja t’i kushtoja kohë dhe e merrja dhe një herë kam qenë përmbys duke parë televizor dhe më ka zënë gjumi fiks siç është ajo shprehja me gjarprin në gji. Kështu kulaç komplet. Ishte nën mua. Nuk reagonte fare.”
Kurse për nënën e tij, ai ka thënë se ajo u tmerrua dhe se thoshte:

Djali iku. Nuk është mirë.’’

Loading...
Loading...
Loading...