Loading...

Një grua nga Shtetet e Bashkuara të Amerik ka humbur tezen e saj vetëm pak ditë para dasmës së saj.

Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, pasi shumë njerëzve u ka ndodhur që të humbin njerëzit e tyre të afërm vetëm disa ditë para se të martohen.

E veçanta dhe e çuditshmja në gjithë këtë histori është se gruaja në fjalë ka bërë ceremoninë martesore në të njëjtën ditë me ceremoninë mortore të tezes së saj.

Mediat amerikane kanë raportuar se për të kursyer para për kishën, gruaja në fjalë vendosi t’i bënte të dyja në të njëjtin vend. Pra, dasma në një anë, përcjellja e tezes në anën tjetër.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo ka shkruar:

Siç e keni marrë vesh, teze Karen u nda nga jeta për shkaqe natyrore. Humbja e saj na trishtoi shumë, por ju premtojmë se s’do ta anulojmë dasmën javës që vjen. E dimë që ajo do të donte të festonim dhe të kalonim një ditë të mbushur me dashuri dhe hare. Gjithashtu, dua të shtoj se funeralet po kushtojnë gjithnjë e më shumë këto ditë dhe se arkivoli i tezes do të jetë i hapur aty pranë gjatë dasmës. Jeni të lirë ta përshëndesni për herë të fundit. Kini parasysh se edhe pse humbja e një njeriu të dashur është e dhimbshme, mund të gjeni gëzim dhe hare në dasmën tonë.”
Postimi i saj ka shkaktuar mjaft habi pasi nuk ndodh shpesh që një dasmë dhe një ceremoni mortore të zhvillohen në të njëjtin vend dhe në të njëjtin orar.

Loading...
loading...
Loading...