Loading...

Valer Kolnikaj, i cili dikur ka qenë pjesëmarrës në “Big Brother Albania’’ i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka dhënë së fundmi gjatë një interviste.

E themi këtë, pasi ish-banori i ‘’Big Brother’’ ka thënë se meshkujt që punojnë nëpër televizione e ngacmojnë atë më shumë.

Ka qenë moderatori Ermal Mamaqi, ai që e pyeti Valer Kolnikaj nëse e ngacmojnë meshkuj.

Po ashtu gjatë fjalës së tij ai ka thënë se e kanë ngacmuar edhe ata meshkuj që prezantojnë nëpër televizionet shqiptare.

Pjesë nga biseda e tyre:


Ermal Mamaqi: Të ngacmojnë femrat?

Valer Kolnikaj: S’është ndonjë burrni e madhe të tregosh ngacmimet. Sot meshkujt lavdërohen shumë edhe nëse një femër e bukur thjeshtë i shikon. Thonë: Ajo më “gjuajti” apo “atë e kam të dashur”. Ka shumë histori që mund të më kenë ndodhur, por s’më duken asgjë për tu treguar.

Ermal Mamaqi: Meshkujt të ngacmojnë?

Valer Kolnikaj: Është e njëjta përgjigje edhe për këtë rast.

Ermal Mamaqi: Janë shtuar shumë këta, po na ngacmojnë meshkujt…

Valer Kolnikaj: Kryesisht janë ata që dalin të televizor…

Ermal Mamaqi: Dhe janë ata që nuk e pranojnë kurrë…

Valer Kolnikaj: Edhe ata që prezantojnë biles.

Ermal Mamaqi: Mjaft… Majft se na mbyte…

Valer Kolnikaj: S’po them për ty zemra…

Ermal Mamaqi: E di të keqen vëllai, se lag qoftë të thuash për mua.

Valer Kolnikaj: Ty më shumë të gjuaj unë.

Ermal Mamaqi: Avash tani se po kalon më shumë se ç’duhet…

Loading...
Loading...
Loading...