Loading...

Fizikani Marcelo Gleiser është shpërblyer më 1.4 milionë dollarë për punën e tij për lidhjen e shkencës dhe besimit shpirtëror

Teoricieni i Fizikës, Marcelo Gleiser është shpërblyer më 1.4 milionë dollarë për punën e tij e cila demonstron që shkenca dhe feja nuk duhet të jenë armiq.

Shkencëtarit brazilian i është dhënë çmimi “Templeton”, që është njëri prej çmimeve më të paguara për shkencë në botë, transmeton GazetaExpress.

Ai i jepet atyre që kontribuojnë në “dimensionin shpirtëror të jetës”.

Çmimi i përvitshëm “Templeton, i jepet të gjithë atyre që japin kontribut të madh në “afirmimin e dimensionit shpirtërorë të jetës”. Këtë vit atë e ka marrë braziliani Marcelo Gleiser-një teoricien i Fizikës i cili demonstron me fakte që shkenca dhe feja nuk janë armiq
Profesori i Fizikës dhe Astronomisë, i cili është i specializuar për në kozmologji, është amerikano-latini i parë që ka fituar këtë çmim, thuhet në deklaratën e fondacionit Templeton.

Profesor Gleiser (60), nuk beson në Zot por refuzon që të shkruaj për mundësinë e një krijuesi të universit.

Në vend të kësaj, ai thotë se shkenca është një përpjekje shpirtërore për ta kuptuar origjinën e ekzistencës dhe jetës në tokë.

Ai është fituesi i 49 i këtij çmimi, ku i bashkohet laureatëve të tjerë që përfshin shqiptaren, Nëna Terezë, Desmon Tutu dhe Dalai Lama 14.

Çmimi njeh vlera e atyre individëve të cilët kontribuojnë në mënyrë pozitive në humanizëm.

Themeluesi i këtij çmimi, John Templeton, i cili u bë i pasur pas një karrierë në Wall Street, mbështeste atë se dijet shpirtërore dhe fetare duhet të takohen me shkencën për gjetjen e rrugës së misterit të krijimit të universit.

Ceremonia e ndarjes së çmimit bëhet nga Duka i Edinburghut nga viti 2016. Presidentja e fondacionit, Heather Templeton Dill e jep çmimin prej që Princi Filip dha dorëheqje nga kjo detyrë.

Profesori Gleiser, i cili ka lindur në Rio de Janeiro, ka jetuar në SHBA që nga viti 1986 dhe është ligjërues në Universitetin e Dartmouth, ku ligjëron fizikë.

Ai po ashtu bën hulumtime shkencore për jetën në tokë dhe po ashtu hulumton mundësinë për të zbuluar jetë në një planet tjetër, jashtë planetit tonë, transmeton GazetaExpress.


I lindur në Rio de Janeiro, Gleiser ka jetuar në SHBA që nga viti 1986 dhe është ligjërues në Universitetin e Dartmouthit, ku ligjëron Fizikë. Ai po ashtu bën hulumtime për origjinën e jetës në Tokë, ai po ashtu hulumton për jetë në një planet jashtëtokësor
Pavarësisht dijeve të mëdha të tij në shkencë, ai merr një çmim, në këtë rast, për shkak të përkushtimit të tij për të gjurmuar më shumë pyetjet që kanë për bazë anën shpirtërore dhe fetare të njeriut.

Libri i tij “The Dancing Universe”, hedh poshtë idenë se shkenca dhe ana shpirtërore dhe fetare nuk mund të bashkëveprojnë bashkë.

“Ateizmi është jokonsistent me metodën shkencore”, thotë profesori Gleiser.

“Ateizmi është besim në mosbesim. Pra, ju kategorikisht mohoni diçka kundrejt të cilit nuk keni asnjë provë”.

“Unë do të jem me mendjehapur sepse e kuptoj që dijet njerëzore janë të limituara”.

Profesori Gleiser thotë se ai planifikon që të vazhdoj punën e tij duke rritur vetëdijen e publikut për ta kuptuar shkencën, duke shpresuar që shpërndajë vizionin e tij për shkencën duke u bazuar në fakte “më të ftohta”.

“Shikoni, shkenca është e mrekullueshme, ajo na tregon të gjitha gjërat për natyrën e bukur, por gjithmonë ka diçka që ka më shumë”, ka thënë ai.

“Toka është shumë e rrallë, një planet special. Ne njerëzit jemi shumë të rëndësishëm. Ne mendojmë se jemi në qendër të universit sepse ne jemi ashtu si e mendojmë universin”.

Shumica e parave të çmimit të tij do të shkon drejt edukimit të fëmijëve për shkencën, ka shtuar ai, para të cilat ai do ti jap pas pensionimit të tij.

Ai ka thënë se shumicën e tyre do ti jap për organizata bamirëse. Organizata që janë aktive si ‘World Wildlife Fund’, ‘Doctors Without Borders’ dhe ‘Educando’”, ka thënë ai.

Loading...
Loading...
loading...