Loading...
Loading...

 

Komisioneri i Bashkimit Europian për zhvillimin, Johaness Hahn në një intervistë për median gjermane “Welt”  ka folur mbi situatën në Ballkan.

Në fjalën e tij, Hahn është shprehur se mes vendeve të rajonit përveç konflikteve ka edhe një kompeticion se kush do të progresojë më shpejtë drejt BE-së.

“ Vendet anëtare argumentojnë se pranimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka kuptim vetëm nëse të gjashtë vendet mund të përfshihen. Ekziston një lloj konkurrence pozitive në Ballkan për atë se kush bën përparimin më të shpejtë. Për një kohë të gjatë, Serbia dhe Mali i Zi ishin të ashtuquajturat “vrapues” në procesin e pranimit në BE, por tani mund të jetë Shqipëria dhe Maqedonia“, tha Johaness Hahn.

Ndër të tjera, Komisioneri për Zgjerim ka folur edhe për Kosovën. I pyetur se çfarë konfliktesh fondamentale duhet të zgjidheshin në mënyrë që vendet e rajonit të bashkoheshin.

“Serbia dhe Kosova duhet të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre. Në përgjithësi, ende duhet të bëhen përparime të konsiderueshme në të drejtat themelore. E fundit por jo më pak e rëndësishme, vendet e BE-së duhet të binden se pranimi premton më shumë stabilitet, tregje të reja dhe më shumë prosperitet për të gjitha palët“, vijoi ai.

Hahn ka bërë thirrje që t’i jepet fund negociatave të pranimit të Turqisë në union.

“Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk është realist në të ardhmen e afërt”, tha Hahn.

“Do të ishte më e ndershme që Turqia dhe BE të ndjekin një drejtim të ri dhe t’i japin fund bisedimeve të pranimit”, u shpreh komisioneri Hahn.

Loading...