Loading...

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur një kasafortë në fshtin Buçimas në Pogradec. Kasaforta përmbante një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu me leje.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e personit Valter Gora, i cili raportoi ngjarjen në polici. Valter Gora është një biznesmen në qytetin e Pogradecit. Personat janë arratisur dhe policia është vënë në kërkim të tyre. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Loading...
Loading...
Loading...