Loading...

mafia

Portali ‘Dark Web’ i grupit mafioz shqiptar Besa është hakuar ditën e sotme. Mësohet se hakerat kanë bërë të mundur zbulimin e 38 porosive për vrasje dhe fotografi të 60 shënjestrave. Kjo faqe përmbante 2 skeda CSV me 2,682 mesazhe.

Hakerat mësohet të jenë marrë edhe fjalëkalimin e administratorit të faqes, së bashku me të dhënat e 330 llogarive në këtë faqe.

Të dhënat e llogarive të përdoruesit përfshinin informacione si emër përdoruesi, fjalëkalime me nivel të lartë sigurie, adresa të postës elektronike (e­mail), të dhëna të hyrjes në llogari, dokumente identifikimi përdoruesish dhe statuse të përdoruesve.

Faqja u zbërthye nga një haker që njihet me emrin bRpsd. Të dhënat u ngarkuan në internet në faqen Files.fm më 23 prill, duke kaluar më tej në shërbimin Siph0n, gjë që u vu në pah fillimisht nga Risk Based Security.

‘Softpedia’ gjithashtu shkarkoi të dhënat dhe u verifikoi përmbajtjen. Besa Mafia është emri i organizatës më të madhe kriminale në Shqipëri. Organizata është shumë aktive në Evropë por ka pasur gjithashtu veprimtari edhe në kontinentet e tjera. Syri

Loading...
Loading...
Loading...