Loading...

Belsh
Hapen zyrat “One Stop Shop” edhe në bashkinë Belsh. Kryebashkiaku Arif Tafani: Lehtësim maksimal për qytetarët në marrjen e shërbimeve.


Përfaqësues nga delegacioni i Bashkimit Evropian, nga Ministria e Brendshme,UNDP ,STAR 2 dhe USAID zhvilluan një vizitë në bashkinē e Belshit për të parë nga afër si funksionon sistemi “One Stop Shop”.

Gjatë kësaj vizite ata u takuan me përfituesit e projektit dhe morën përshtypjet e tyre se si është përmirësuar cilësia e ofrimit të shërbimit me përdorimin e sistemit informatik të zyrave me një ndalesë si dhe diskutuan mbi çështje të qeverisjes vendore.”Hapja e Zyrave me Një Ndalesë “në bashkinē e Belshit ashtu sikurse edhe në mjaft bashki të tjera në të gjithë vëndin është një hap i rëndësishëm që pritet të përmirësojë performancën e bashkive në ofrimin e shërbimeve.

Kryebashkiaku i Belshit z.Arif Tafani duke falënderuar përzemërsisht financuesit që mundësuan hapjen e këtyre zyrave u shpreh se tashmë edhe në këtë bashki marrja e shërbimeve nga qytetarët është lehtësuar së tepërmi që nga kjo fillimjavë . Kryebashkiaku Tafani e cilësoi arritje të konsiderueshme hapjen e zyrave “One Stop Shop” në bashkinë Belsh , e cila është ndër të parat në shkallë vendi ku qytetarët e saj do ti përfitojnë të gjitha shërbimet në një godinë të pozicionuar në një nga pikat më të pērshtatshme në qendër të qytetit.

Bashkimi Europian nga ana e tij prej kohësh po mbështet gjithmonë e më shumë konsolidimin e qeverisjes vendore në Shqipëri dhe kjo është mjaft e rëndësishme për qytetarët sidomos në kuadrin e Reformës së Administratës Publike, e cila është një nga prioritetet kryesore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE” u shprehën përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtarë të pranishëm në ceremoninë e hapjes së zyrave ” One Stop Shop” në Belsh.Gjatë inagurimit të zyrave “One Stop Shop” në Belsh , znj.Limya Eltayeb , Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP ne Shqipëri theksoi se “Sistemi i ri përbën një ndryshim në kulturën e punës, gjë që kërkon jo vetëm ndërgjegjësimin e qytetarëve për përdorimin e tij, por edhe angazhimin e punonjësve bashkiakë për të mësuar rreth sistemit dhe për ta përdorur atë në mënyrë perfekte.

Qytetarët kanë pritshmëri më të larta për cilësinë e shërbimeve dhe kërkojnë gjithnjë e më shumë të njëjtat nivele të ofrimit të shërbimeve si në sektorin privat. Nga ana e saj zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko theksoi se zyrat me një ndalesë janë të dobishme për të gjithë qytetarët dhe sidomos për ata me aftësi ndryshe dhe qytetarët që banojnë në vende të largëta.

“Veçoritë specifike të zyrave me një ndalesë mundësojnë përmirësimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve administrative nga qeveritë vendore, duke reduktuar ndjeshëm kohën, distancat dhe burokracitë me të cilat duhet të përballen qytetarët. Gjithashtu, ato do të pajisin vendimmarrësit me evidencë mbi performancën, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Duke filluar nga viti 2018, projekti i UNDP-së, STAR2 “Konsolidimi i Reformës Administrative dhe Territoriale” në partneritet me Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe bashkitë përfituese, ka avancuar me shtimin e shërbimeve nga përdoruesi sipas nevojave specifike të institucionit vendor.
Aktualisht po punohet për të forcuar kapacitetet institucionale dhe administrative të 61 bashkive të
Shqipërisë; rritjen e efikasitetit të tyre në ofrimin e shërbimeve vendore dhe rritjen e demokracisë vendore.
STAR 2 mbështetet nga shumë partnerë ndërkombëtarë të zhvillimit përmes një mekanizmi të përbashkët financimi, ku përfshihen: Bashkimin Evropian, Qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID, UNDP dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Loading...
loading...
Loading...