Loading...

Hapet zyrtarisht gara për policët ekselentë në Policinë e Shtetit. Bëhet e ditur se 246 studentë me rezultate të larta, në një nga tre degët Ekonomik, Juridik apo Teknologji Informacioni kanë aplikuar për 100 vende, për t’u bërë Oficerë të Hetimit të Krimit.

TIRANË- Hapet zyrtarisht gara për policët ekselentë në Policinë e Shtetit. Bëhet e ditur se 246 studentë me rezultate të larta, në një nga tre degët Ekonomik, Juridik apo Teknologji Informacioni kanë aplikuar për 100 vende, për t’u bërë Oficerë të Hetimit të Krimit. Aplikimet u hapën në datën 4 korrik të këtij viti dhe u mbyll një ditë më parë, ku aplikantët dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm pranë Drejtorive Vendore, Komisariateve të Policisë, si dhe përmes aplikimit online në Akademinë e Sigurisë.

Pas verifikimit të dokumentacionit nga burimet njerëzore të DVP-ve, aplikantët që do rezultojnë se plotësojnë kushtet do vijojnë me procedurat e tjera të përzgjedhjes, atë të testimit të gjuhës angleze dhe më pas me kontrollin mjekësor, ku të përzgjedhurit do të punësohen në Policinë e Shtetit në rritjen e parametrave të sigurisë dhe rritjen e cilësisë së luftës kundër krimit ekonomik e financiar, pastrimit të parave dhe krimit kibernetik.

Loading...
Loading...
Loading...