Loading...

Rruga Tiranë-Elbasan është hapur plotësisht për trafikun. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), i cili njofton se rruga është hapur në të dyja korsitë e saj, pa asnjë kufizim.

Vonesa për hapjen e saj ka ardhur për arsye teknike lidhur me shtrimin e tapetit asfaltik, për shkak të reshjeve të shumta që kanë qenë prezent muajt e fundit.

“Pas punës intensive të këtyre muajve, ARRSH ju njofton se rruga Tiranë – Elbasan sapo u hap e plotë për trafikun dhe të gjitha mjetet, në të dyja koristë e saj, pa asnjë kufizim dhe konform te gjitha normave dhe standardeve të sigurisë. Vonesa e shkaktuar ka ardhur për arsye teknike lidhur me shtrimin e tapetit asfaltik për shkak të reshjeve që kanë shoqëruara këto muaj. Tashmë rruga është hapur plotësisht dukë shënuar një tjetër premtim te mbajtur për qytetarët“, njofton ARRSH.

Loading...
loading...
Loading...