Loading...

Nga editori, infoelbasani.al

Hapet qarkullimi i automjeteve në rrugën Elbasan-Tiranë në afërsi të tunelit të Kërrabës.
Në këtë vend, më 9 dhjetor të vitit 2017 rrëshqiti një masiv i madh shkëmbor që bllokoi prejtësisht qarkullimin e automjete në njërën anë të rrugës.
Për këtë qëllim u improvizua një baipas për qarkullimin e automjeteve. Por që nga ajo kohë aty ndodën një sërë aksidentesh me pasoja për jetën e qytetarëve.
Makthi për shoferët duket se ka marrë fund sot. Firma ndërtuese ka hapur qarkullimin e automjeteve duke monitoruar edhe lëvizjen e tyre pasi mbetet edhe pak punë për tu bërë. Burime nga kjo firmë bëjnë me dije se punimet përfunduan para afatit dhe se inagurimi do të kryhet në ditët në vazhdim.
Inxhinieri Kristaq Xhika shprehet se ky është një projekt unik në rrugët shqiptare pasi për herë të parë ndërtohet një galeri e tillë ose tunel panoramik që ka edhe vlera arkitekturore si vepër arti.
Tuneli i ri është i gjatë 150 m dhe bashkë me pjesët mbrojtëse prej betoni në hyrje dhe dalje shkon në 260 m.
Rruga Tiranë-Elbasan, e cila ka një gjatësi prej 27 kilometrash, filloi të ndërtohet në vitin 2011 e ndarë në tre lote dhe me një kosto të përgjithshme të tenderuar prej 33 miliardë lekësh. Rruga pritej të përfundonte në vitin 2015 ndërsa afati i punimeve u shty për në maj të këtij viti ku pritet të hapet edhe karrexhata tjetër me dy korsi në aksin Tuneli i Kërrabës-TEG. Këtyre fondeve iu shtuan fonde shtesë prej 35 milionë dollarësh vitin e kaluar përveç kredisë së re. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...