Kryeministri, Edi Rama, duke pritur lidere te Balkanit Perendimor, perpara nje takimi jozyrtar te etyre vendeve vendeve ne rezidencen Qeveritare ne qytetin e Durresit. Kryeministrat nga vendet e Ballkanit Perendimor jane mbledhur ne nje takim joformal per te diskutuar thellimin e bashkepunimit ekonomik rajonal si pjese e procesit per t'u anetaresuar ne Bashkimin Evropian./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama waits to welcome Western Balkan country leaders prior an informal meeting of in the Albanian port city of Durres, west of the Tirana. Prime ministers from Western Balkans countries have gathered for an informal meeting to discuss deepening regional economic cooperation as part of the process for joining the European Union.
Loading...

Duke ju përgjigjur mediave greke, që flisnin për pushime sekrete të kryeministrit në vendin fqinj, kryesocialisti Edi Rama deklaroi para dy ditëve se që prej verës së vitit 2013 nuk ka kaluar pushime verore jashtë Shqipërisë.

“Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat. Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia.

Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani,isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi? Jo në Greqi, po askund përveçse në Shqipëri, s’kam bërë e s’bëj pushime si KM, qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X!”, shkruante Rama.

Mesa duket kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga mediat e fqinjit tonë jugor. Media greke “Tribune.gr” shkruan se Rama ka frikë nga “shefi” i tij, Erdogan, duke shtuar se ai harron që mijëra emigrantë shqiptarë jetojnë në Greqi dhe ruajnë ekonominë joekzistente në Shqipëri.

“Në Shqipëri, edhe pushimet e një politikani në Greqi janë një pikë polemike. Skandali i ri erdhi pas raportimeve që Edi Rama dëshironte të bënte pushime në Greqi.

Kryeministri Edi Rama ka mohuar disa raporte të mediave greke se ai ishte me pushime sekrete në Greqi. Ai duhet të respektojë Greqinë, dhe te mos provokojë. Ai ka frikë se mos shefi i madh Erdogan e qorton.

Edi Rama duket se harron se mijëra emigrantë shqiptarë jetojnë në Greqi. Harron që dërgesat nga këta njerëz ruajnë ekonominë jo ekzistente në Shqipëri. Ai duhet të respektojë Greqinë dhe të mos provokohet nga errësira e tij e Botës së Tretë”, thuhet në artikull.

Loading...
Loading...
Loading...