Loading...

harta

Fundi i botës ka qenë një makth që e ka shoqëruar që herët njerëzimin. E tillë është edhe kjo hartë e shekullit të XV. Dorëshkrim misterioz është gjetur në Lybek të Gjermanisë. “Harta e Ferrit” zbulon se si mund të jetë fundi i botës.

Dorëshkrimi përshkruan fundin e botës nëpërmjet hartave.

Ai është shkruar në latinisht, dhe flet për një AntiKrisht, ngritjen e Islamit dhe ngjarje të tjera që pasonin Ditën e Gjykimit, që sipas tyre ishte parashikuar në vitin 1651.

Autori i këtyre hartave është i panjohur, por disa spekulojnë në bazë të hartave se ai ka qenë një person i shkolluar, një doktor i njohur si “Baptista”.

Dorëshkrimi është prodhuar në Lybek të Gjermanisë mes viteve 1486 dhe 1488 dhe momentalisht gjendet në Bibliotekën Huntington në Kaliforni.

Profecia nis duke përshkruar me një hartë gjendjen e botës nga viti 639 deri në 1514. Autori paralajmëron ngritjen e Islamit dhe rritjen e kërcënimit në botën e krishterë. “Nuk ka rrugë shpëtimi, Islami do pushtojë botën”, shkruan autori i cili më vonë flet edhe për “Shpatën e Islamit” duke thënë se Islami do të pushtojë Europën dhe më tej.

Më pas autori përshkruan se çfarë do të ndodhë mes viteve 1515 dhe 1570. Pas rritjes së Islamit ai parashikon rritjen e AntiKrishtit mes viteve 1570 dhe 1600.

Me anë të hartave ai thotë se në shekullin e 16-të do të mbretërojë krishterimi.

Më tej ai bën një përllogaritje të distancës mes Gjermanisë dhe Parajsës, që simbolizon Jeruzalemin, dhe distancës mes Tokës dhe Ferrit.

Dorëshkrimi mbyllet me “5 shpatat e Islamit”.

Katër janë të vendosura në shtete të ndryshme europiane dhe njëra prej tyre, e parafundit, është pikërisht mbi qytetin e Romës.

Shpata e pestë është bosh dhe nuk ka një vend të saktë ku do të godasë.

“Kur të ndodhë që shpata e fundit do vendoset në vendin e vet, fundi i botës do jetë vetëm disa ditë larg”, shkruan autori.

HARTA E FERRIT

 

Loading...
Loading...
Loading...