Loading...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur sërish sot në 20 vjetorin e operacionit “Shigjeta” se ëndrra historike e shqiptarëve për bashkim kombëtar s’ka qenë kurrë më afër se sot të realizohet. Thaçi tha se lufta e UÇK-së ishte luftë për bashkim kombëtar.

“Vetë kjo prezencë e spektrit politik e institucional të shqiptarëve kudo që jetojnë, në Kosovë, Shqipëri, Lugina e Preshevës, mali i zi, diaspora, Maqedoni, dëshmon se lufta e UÇK ka qenë luftë për liri, për shtet të Kosovës. Luftë për bashkim kombëtar. Ëndrra historike e shqiptarëve kurrë s’ka qenë më afër të realizohet se sot. pra bashkimi kombëtar”. Ai shtoi se operacioni “Shigjeta” theu kufirin Kosovë – Shqipëri dhe hoqi pengesat mes dy vendeve, mundësoi furnizimin e UÇK-së dhe strehimin e qytetarëve të Kosovës gjatë luftës.

Por duket se qëllimi i vërtetë i deklaratave të Presidentit të Kosovës nuk është bashkimi kombëtar, por përdorimi i kësaj teze nacionaliste si ‘kërcënim’ për BE-në për shkak të mosliberalizimit të vizave, pasi theksoi se Brukseli po vazhdon me politika poshtëruese dhe për këtë shkak ‘ne po shikojmë për opsione të tjera’.

“E kemi obligim të jemi gardian të mbrojtjes së drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe do të jemi pa dyshim. Një gjë po vërtetohet. Atje shqiptarët po largohen nga trevat e veta, po dëbohen, po ndiqen e po burgosen. Pas 10 e 20 viteve do të kemi dilema a jetojnë shqiptarët atje a jo. Do të bashkohemi, por s’do të lejojmë të cenohet asnjë centimetër e territorit të Kosovës.

BE sa më shumë që po vonohet në politikat poshtëruese, s’po bëhen vizat, atëherë ne duhet të shikojmë për opsione që na bashkojnë të gjithë shqiptarët. Dikush thotë se është vonë, na kanë thënë kështu edhe për UÇK’në, po s’është vonë. Duhet vullnet i dy qeverive që ta arrijmë këtë të drejtë ” përfundoi Thaçi.

Loading...
loading...
Loading...